Në Ora News, Flasin ekspertët: Qeveria e vonuar, aksioni kundër informalitetit duhet i përhershëm

2015-08-28 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesit e biznesit gjejnë si shkak të informalitetit aplikimin e taksës progresive duke e renditur atë ndër faktorët kryesorë që ka sjellë rritje të evazionit. Administratori i Konfindustrisë deklaron se tashmë bizneset evitojnë pagesat e taksave duke dhënë rryshfet.
Gjergj Buxhuku- ?Ne duhet të vazhdojmë së pari politikën e procedurave fiskale të thjeshta, pra sisteme të njësuara dhe jo të shkallëzuara tatimesh dhe taksash dhe së dyti duhet të kishim taksa dhe tatime të ulëta, në të cilat bizneset dhe qytetarët duhet të ishin të interesuar vetë që të paguanin më mirë në shtet se sa të paguanin dhe korruptonin funksionarët e institucioneve fiskale.?
Edhe eksperti Zef Preçi shprehet se përshkallëzimi i taksave ka nxitur sidomos biznesin e madh që të abuzoj dhe të mos paguaj taksa.
Zef Preçi- Sa më kompleks sistemi, me sa më shumë fraksione krijonë mundësinë për korrupsion, pra është vetë administrata që i mëson biznesit se si tu shmangen taksave dhe njëkohësishtë vetë bizneset, që është prirje e natyrshme kur nuk shohin shumë ura midis kontributeve dhe përfitimeve në taksa, të tentojnë të shmangen.?
Nisja e aksionit kundër informalitetit sipas biznesit konsiderohet një punë e përditshme. Prandaj ata mendojnë se vetëm një sistemi i ri fiskal mund të justifikonte lajmërimin e një aksioni të tillë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/flasin-ekspertet-qeveria-e-vonuar-aksioni-kunder-informalitetit-duhet-i-perhershem/

Free Traffic Exchange