A1 Report - Veliaj: Farka do të kthehet në terminalin e autobusëve lindor

2015-08-22 1

Të gjithë autobusët dhe mjetet e tjera të transportit publik që vijnë nga jug-lindja e Shqipërisë do të stacionohen në terminalin që Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në zonën e Farkës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Farka ku prezantoi dhe administratorin e kësaj njësie, Admir Abrija, anonçoi dhe projektin e ndërtimit të terminalit të autobusëve.

?Kemi vendosur që terminali lindor i autobusëve që vijnë nga zona e juglindjes së Shqipërisë, Pogradeci, Korça apo veriu i Greqisë, të jetë në zonë e Farkës. Është një mënyrë se si ne disiplinojmë trafikun në Tiranë dhe se si shmangim skenat e shëmtuara që shkaktojnë trafik dhe ndotje në qytet?,- tha Veliaj.

Gjithashtu ai bëri të ditur se ndërtimi i këtij terminali do bëjë të mundur lehtësimin dhe disiplinimin e trafikut që hynë në Tiranë nga zona e jug-lindjes. ?Duke pasur një terminal në zonën e Farkës, disiplinojmë trafikun, por i kthejmë edhe një vlerë kësaj lagjeje të re të Tiranës, duke u siguruar që kemi një sistem modern të disiplinimit të të gjithë transportit publik në qytet?, shtoi Veliaj.

Veliaj inspektoi edhe punimet që po zhvillohen në Liqenin e Farkës, ku edhe deklaroi se kjo zonë do të shndërrohet në një prej pesë parqet që do të ketë Tirana. Veliaj theksoi se Liqeni i Farkës ka një potencial fantastik për t?u kthyer në një zonë rikrijuese, çlodhëse dhe e këndshme për qytetarët e Tiranës.

"Liqenin e Farkës ne shohim një potencial fantastik, duke qenë se është rreth dy herë sa sipërfaqja e Liqenit të Tiranës. Kjo do të thotë se kemi dy herë mundësi për të pasur një zonë rikrijuese, çlodhëse, shumë më pranë qendrës së Tiranës, duke u siguruar se parku i Liqenit të Farkës plotëson premtimin dhe angazhimin tonë për 5 parqet e Tiranës: parkun e Vaqarrit, Kasharit, liqenit të Tiranës, parkun e Dajtit dhe tani të Farkës, si një mundësi për të shënjuar një diferencë nga politikat që janë investuar kryesisht në beton, në një politikë lokale të Tiranës që e zëvendëson 4 vjeçarin e betonit me një perspektivë të 5 parqeve të qytetit të Tiranës? ? përfundoi Veliaj.

Free Traffic Exchange