Shifrat e QKR-së: Korrik- gusht mbi 3900 biznese të regjistruara- Ora News- Lajmi i fundit-

2015-08-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dyfishohet numri i bizneseve që regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Drejtorja e këtij institucioni Vasilika Vjero ka paralajmëruar bizneset se do ti kushtojë më shumë nëse nuk regjistrohen. Nga janari deri në gusht janë regjistruar 12 mijë e 697 biznese- tha Vjero.
Gjatë muajit periudhës korrik -gusht numërohen rreth 3.982 biznese të regjistruara.
Për të përballuar fluksin e krijuar në zyrat e QKR drejtoresha e këtij institucioni njoftoi se do të punohet me orare të zgjatura.
Në total në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit janë të regjistruara 169.528 biznese që kanë aktivitet të përhershëm. Gjatë 2014 janë regjistruar 40% më shumë se viti 2013. Në këto regjistrime 85% e përbëjnë sipërmarrjet e vogla .

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbi-12-mije-biznese-te-regjistruara-nga-janari-deri-ne-gusht/

Free Traffic Exchange