Në një lidhje telefonike për A1 Report, ambasadori shqiptar në Greqi ndërsa deklaroi se dorëheqja e Tsipras ishte e pritshme, theksoi se kjo nuk do të prekë marrëdhëniet mes dy shteteve,duke shtuar se ?Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë rrjedhën e tyre, në shumicën e rasteve nuk varen kush është në qeveri.?
?Nuk është e papritur. Është një proces që ka muaj që po ecën në të drejtim. Vendimi i parë për të çuart në përforcimin e qendrës së SYRIZA. Këto muaj e kanë bërë të pamundur qeverisjen e Tsipras. Pas referendumit , Tsipras dhe SYRIZA po mbeteshin jashtë premtime të bëra dhe po shkonin drejt pranimit të gjitha kushteve. Kjo shkaktoi përçarjen në parti. Në shtator, maksimumi tetor do të kemi zgjedhje të parakohshme. Është një situatë mjaft e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme janë të padëshirueshme nga kreditorët. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë rrjedhën e tyre, në shumicën e rasteve nuk varen kush është në qeveri.?- tha ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.