A1 Report - A1 Report - Fjala e plotë e Kryetarit të PD-së Basha për aksionin në tatime e dogana

2015-08-22 0

TIRANË - Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me punjonjës të tatimeve dhe doganave, ku apelet që ai bëri për biznesin ishin të forta, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha.

?Edi Ramës nuk ja ndjen, nuk ka zgjidhje, nuk ka vullnet?, - tha Basha duke theksuar se me reformën e tij Rama nuk do të godasë biznesin e madh, por sipas tij në shënjestër të kryeministrit do të jetë biznesi i mesëm dhe ai i vogël.

?Barra e rëndë që Rama vendosi për biznesin ka bërë që ata të mbyllen. Klientela e qeverisë favorizohet, ndërsa pjesa tjetër kryesisht biznesi i vogël dhe i mesëm është i detyruar ose të mbyllet ose të paguaj ryshfete në shtet. Rrushfeti është shtrirë në nivelet alarmante. Kjo nuk gjen asnjë fjakë në monologjet e Kryeministrit?, - tha Basha.