Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e ka mbyllur operacionin ?Dukagjini 2? vetëm me korrjen dhe asgjësimin e kanabisit, ndërsa arrestimi i autorëve edhe kësaj here ka rezultuar mision i pamundur. Pas asgjësimit të mbi 200 parcelave policia paralajmëron ndëshkime për përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Në zonën e Dukagjinit gjenden vetëm punëtorët e parcelave të kanabisit, ndërsa kultivuesit e vërtetë janë në qytete.
Këtë deklaratë ka lëshuar në përmbyllje të operacionit në Malësinë e Dukagjinit drejtori i hetimit dhe parandalimit të krimit në policinë e Shtetit Skender Kalemi.
?Zona e Dukagjinit është specifike. Paraqet vështirësi pasi banorët janë transferuar në vendet urbane dhe në këto zona ka shumë pak njerëz. Kultivimi bëhet në tokat e askujt të komunës. Me informacionet që disponojmë sot kultivuesit e vërtetë janë ato që jetojnë në zonat urbane këtu vetëm paguajnë njerëz me mëditje të cilët i mbajntë të kujdesen. Njerëz me nivel arsimimi të ulët dhe të paangazhuar për shkak të mos pasjes së një profesioni i përdorin për të punuar?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dukagjin-kultivuesit-e-vertete-te-parcelave-me-kanabis-jetojne-ne-qytet/