A1 Report - Kozniku: Ja pika e dobët e Dinamos

2015-08-22 1

Adrian Kozniku, ish-futbollist shqiptar nga Kosova i ekipit të Dinamos së Zagrebit i ftuar në studion e A1Report ka komentuar ndeshjen Skënderbeu-Dinamo Zagreb. ?Ndeshja do të jetë shumë e fortë, pasi në fushë do të jenë dy ekipe me eksperiencë.

Skënderbeut i uroj suksese, por besoj se Dinamo do të kualifikohet në Champions League. Mbërritja e Skënderbeut deri këtu nuk është surprizë, pasi ka dominuar futbollin shqiptar prej 5 vitesh.

Por përballë do të ketë një ekip me mjaft kualitete? shprehet ai.

Por a ka Dinamo e Zagrebit pika të dobëta nga ku mund ta sulmojë Skënderbeu? ?Dinamos i mungon Arjan Ademi, i cili është kapiteni i ekipit dhe një lojtar me mjaft kualitet. Nuk kam dëshirë që të flas për pikat e dobëta të ekipit kroat, pasi këtë ia lë fushës? theksoi më tej ai.

Në vazhdim Kozniku foli edhe cilësinë e kombëtares shqiptare të futbollit. ?Shqipëria ka bërë një paraqitje të mirë, tani ka dy ndeshje të vështirë me Danimarkën dhe Portugalinë, por besoj që do të arrijë që të marrë një rezultat pozitiv në garën për kualifkimin në Francë? deklaroi ai.

Në fund edhe një koment për kampionatin shqiptar dhe integrimin e kosovarëve. ?Kampionati shqiptar është duke shkuar nga edicioni në edicion në rritje, pasi ka elementë cilësorë.

Kampionati shqiptar është më i fortë se ai nga Kosova. FSHF ka bërë një punë shumë të mirë, pasi ka tërhequr lojtarët nga Kosova për të luajtur në Shqipëri?përfundoi ai.

Free Traffic Exchange