A1 Report - Pogradec, Kapri imiton Veliajn, e nis punën me lirimine hapësirave publike

2015-08-22 6

POGRADEC - Kreu i ri i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka vendosur të ndjekë shembullin e homologut të tij në kryeqytet, Erion Veliaj sa i përket lirimit të hapësirave publike.

Bashkia e Pogradecit ka nisur punën për pastrimin e të gjitha hapësirave publike nga tavolinat e lokaleve.

Kryebashkiaku Kapri pohon se aksioni i sotëm është përqendruar në vijën liqenore ku edhe problematika ishte me e theksuar.

Kapri ka theksuar se bashkia do ti kthejë të gjithë ambjentet e gjelbërta në funksion të qytetarëve dhe turistëve

?Që ditën e parë e marrjes së detyrës nga ana ime, ditën e hënë lajmërova të gjitha bizneset të cilat kishin zaptuar këto hapsira të pastronin, të largonin tavolinat nga ambientet e gjelbëruara. Ato të cilat kishin tepër se pasi u konsultova me dokumentacionin që kisha pashë që ishin lëshuar leje për përdorimin e këtyre hapësirave publike me tavolina në shërbim të bizneseve të cilat ishin afër për të ushtruar aktivitetin e tyre?, - tha ai.

Subjektet private janë paralajmëruar dy ditë me parë për për aksionin e sotem, sakq punonjësit e bashkisë nuk kanë hasur në kundërshtinë e pornarve të lokaleve.