Sipas Partisë Demokratike dëshmitari që dëshmoi kundër Aldo Bares, Arben Kicja është lënë në mes të katër rrugëve nga ministri i Brëndshëm dhe qeveria shqiptare e lidhur me krimin. Përmes një deklarate për mediat deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi qeverinë për mosmarrjen në mbrojtje të tij duke e cilësuar atë si rast tepër tronditës.
"Rasti i dëshmitarit Arben Kicja është tronditës. Ai është një nga dëshmitarët kyç, që ka ndihmuar në procedimin dhe dënimin e bandës famëkeqe të Lushnjes, të shefit të kësaj bande Aldo Bare, të akuzuar për krime çnjerëzore, por sot, ky bashkëpunëtor i Drejtësisë është flakur në rrugë.Pasi është braktisur nga strukturat e qeverisë, Kicja është detyruar tashmë të dalë e të flasë në publik, të kërkojë ndihmë për sigurinë e familjes së tij.Lënia në mes të rrugëve e dëshmitarit të drejtësisë nga qeveria, është pozicionim i hapur i saj në krah të krimit.Lënia në mes të rrugëve është ti dërgosh dëshmitarët në duart e xhelatëve të krimit."- tha Noka duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Dëshmia e Kicjas
Arben Kicja, dëshmoi kundër Aldo Bares në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën e datës 31 mars 2010. Seanca asokohe u zhvillua me dyer të mbyllura dhe Kicja për shkak të statusit si dëshmitar i mbrojtur, nuk u përball me Baren, por dëshmoi përmes videokonferencës nga një sallë tjetër e gjykatës. Kicja rrëfeu para gjykatës për vrasjen e Xhevat Demirit në gusht të 1997 në Lushnje. ?Nga fugoni i bardhë nxorën Xhevat Demirin. Pashë që Fredi (Aldo Bare) po debatonte ashpër me të. Pastaj ata vunë maska dhe e kaluan Demirin nga ana e pasme e fugonit. Ne ikëm ndërkohë që dëgjuam krisma dhe breshëri armësh zjarri. Më vonë morëm vesh që ishte vrarë Xhevati?, tha Kicja asokohe. ?Me dëshminë time Aldo Bare u dënua. Kam qenë dëshmitar i vrasjes së Xhevat Demirit. Vendosa të bashkëpunoj me prokurorinë. Por sot ndihem i braktisur dhe sigurisht në rrezik?, thotë ndër të tjera, dëshmitari i mbrojtur.