A1 Report - Ahmetaj: 1 në 3 biznese bëjnë evazion, në shtator operacioni

2015-08-22 0

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj përmes një konferencë për shtyp në ambientet e kryeministrisë paralajmëroi një aksionin lidhur me kontrollin e të gjithë bizneseve për evazion fiskal pasi sipas tij situata është alarmante duke theksuar se 1/3 e bizneseve në vend nuk kanë fare kasa fiskale dhe jo vetëm tani por ka shumë vite që vendi ndodhet në këtë situatë.

"Rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruar, ose nuk kanë fare kasa fiskale, ose kasat fiskale ekzistojnë si orendi pa vlerë që nuk përdoren; në shkelje të rëndë të drejtpërdrejtë të ligjit po se po, po edhe në vjedhje të hapur të qytetarit dhe konsumatorit.Ndërsa në total, mbi 50% e bizneseve pothuajse nuk japin asnjë kupon, duke qenë haptazi në kundravajtje të plotë ligjore dhe padiskutim, në shkelje të plotë të çdo norme etike në raport me konsumatorët.Por jo vetëm kaq. Duke mos dhënë kuponin tatimor, duke mos regjistruar shitjet e kryera, këto biznese as më shumë as me pak nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se vjedhin tatimin mbi vlerën e shtuar që konsumatori e paguan për shtetin në çmimin e mallit apo shërbimit që blen. Më këtë sëmundje kaq të egër në trup, ekonomia shqiptare nuk mund të arrijë aty ku ne, së bashku, kemi ambicien po edhe mundësinë ta çojmë"-tha Ahmetaj

"Reformat janë një domosdoshmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe në shtator do të nisë zbatimi i këtyre reformave në terren" u shpreh ministri duke i bërë një apel të gjithë bizneseve të nisin punën për të vendosur kasat fiskale dhe për të zbatuar me përpikmëri atë çka kërkon ligji

"Prandaj, unë jam sot këtu për t?u bërë apel, në emër të qeverisë shqiptare, të gjithë bizneseve që ushtrojnë aktivitet tregtar në shkelje flagrante të ligjit, të vrapojnë për t?u regjistruar përpara se të nisë operacioni rrënjësor i kësaj sëmundjeje të patolerueshme;Të vendosin kasën fiskale dhe ta vënë atë në shërbim të plotë të konsumatorit, përpara sesa operacioni që nis në shtator t?i vendosë ata përpara ligjit;Të mos u japin më blerësve të mallit të tyre fatura që s?kanë asnjë lloj vlere fiskale e ligjore, përpara se sa në përballjen me ligjin të humbasin shumë më tepër se sa ç ?mund të fitojnë duke e shkelur ligjin.Ne sigurisht duam mirëkuptim dhe bashkëpunim, nuk duam të ushtrojmë forcën e ligjit përpara se të përdorim forcën e arsyes.Kjo sëmundje nuk është e re, ka vite e vite që e gërryen organizmin e ekonomisë sonë kombëtare e familjare. Kështu që ne e kemi parë të udhës t?u japim kohë të gjithëve të hyjnë në binarët e ligjit dhe të gjithë së bashku të ecim në drejtimin e duhur.Koha po skadon dhe këtë apel ne do ta përsërisim më shpesh deri në fillimin e operacionit, që njësoj si operacioni i energjisë, nuk do të ndalet përpara askujt dhe për asnjë arsye"-tha ministri në apelin e tij.