Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ripërsërit thirrjen drejtuar Europës për të bërë më shumë për vendet e Ballkanit.
Këtë herë thirrja është bërë përmes revistës amerikane ?Newsweek?.
?Sot, kemi një paqe në rajon që nuk ka ekzistuar më parë. Dhe ky nuk është rezultat i ndonjë ungjillizimi prej nesh. Ne nuk jemi ëngjëj dhe kur nuk do të jemi, por paqja është rezultat i aspiratës së gjithë njerëzve në këtë zonë për të qenë pjesë e Europës.
Nëse Europa do të vazhdojë të tregojë lodhje nga zgjerimi, rrezikon që rajonit t?i soset durimi. Nëse soset durimi, Ballkani gjithmonë do të identifikohet me gjakderdhje.
?Ta lësh Ballkanin dhe besimet e tij të ndryshme fetare të copëtohen, kjo do të ishte një tragjedi për çdonjërin prej nesh? thotë Rama për gazetarin Will Nikoll.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-rames-per-europen-mos-lini-ballkanin-te-identifikohet-me-gjakderdhje/