Edmond Panariti në Ora e Intervistës, 18 Gusht 2015- Ora News

2015-08-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paralajmëruar një situatë të vështirë të motit me reshje dhe stuhi. Në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News kreu i dikasterit të Bujqësisë tha se sipas një hartë të katastrofave natyrore Shqipëria është i vetmi vend në Europë me pullë të kuqe, ku priten stuhi dhe shira të shumtë.

Për të përballuar këtë situatë e cila pritet që të përfshijë Shqipërinë, Panariti tha se po merren masa. Ai u shpreh se ka dërguar grupe punë në Lezhë dhe Shkodër për të parë funksionimin e kanalave kulluese dhe të hidrovoreve. Po ashtu ministri i Bujqësisë deklaroi se ka kontaktuar edhe me OSHEE në mënyrë që në hidrovoret e vendit mos ketë mungesë të energjisë elektrike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/panariti-jep-alarmin-shqiperia-kete-vit-me-pulle-te-kuqe-priten-shira-dhe-stuhi/

Free Traffic Exchange