A1 Report - Motra e vogël Kajtazi "mbyllet" në Qendrën e Rehabilitimit në Kamzës

2015-08-22 220

DURRËS - Ndërkohë që të martën, Gjykata e Durrësit vendosi edhe caktimin e mbrojtjes për vajzën e vogël të familjes Kajtazi, ndryshe nga e motra e cila duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Motra më e vogël duket se do të qëndrojë në Qendrën e Rehabilitimit të grave dhe vajzave të dhunuara në Kamzës për një periudhë të gjatë, ndërsa edhe prindërit dhe familja, duket se do ta kenë të pamundur t?i takojnë.

Të hënën, gjykata e shkallës së parë në durrës dha masën e sigurisë arrest me burg për Orialda Kajtazin 18 vjeçe dhe motrën e saj më të vogël Klevisa Kajtazi, 14 vjeçe.

Të dyja ato akuzohen se helmuan pjestarët e familjes së tyre dhe më pas iu vunë flakën banesës dhe po ashtu ato morën rreth 5 milionë lekë të vjetra përpara se të largoheshin në drejtim të paditur.

Javën e kaluar ato u gjetën nga policia e Vlorës, ndërsa gjatë kësaj kohe kishin qëndruar në një banesë të marrë prej tyre me qera.

Free Traffic Exchange