A1 Report - PD akuza OSHEE-së: 720 milionë lekë për klientët partiakë

2015-08-22 0

Partia Demokratike akuzon kompaninë e shpërndarjes së energjisë Elektrike OSHEE në Shqipëri se ka shpenzuar 720 milionë lekë fonde për trajnimin e militantëve. Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësja e PD Oriela Nebiaj ka hedhur akuzat ndaj OSHEE-së si e përfshirë në afera korruptive dhe bashkëpunëtore me kryeministrin duke shtuar se klientelë e saj janë ata të Ramës

"Siç e ka bërë traditë Edi Rama me agjensitë e tij, OSHE ka vendosur të mbledhë një shumë të madhe parash, 720 milionë lekë, për tia dhënë një miku të qeverisë.Ndiqet praktika e vendosur tashmë nga Edi Rama, me koncesionet dhe tenderat e tij, ku kriteret qepen në mënyrë të atillë, që ti shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar.
Eshtë hera e parë që OSHE vendos të shpenzojë kaq shumë para për trainime.Sipas ekspertëve, organizata e shpërndarjes së energjisë, ka mbledhur të gjithë tranimet bashkë, për tia dhënë me një dorë klientit të Edi Ramës. Këto 720 milionë lekë që dorovit OSHE sipas qejfit e interesave, janë sa vlera e 8 mijë e 728 pensioneve në fshat, sa 4 mijë e 799 pensione në qytet, 10 mijë e 511 pagesa papunësie, dhe 19 mijë e 846 ndihma ekonomike"-tha Nebiaj