A1 Report - Mazniku:Aksioni në Njësinë 5 nuk ndalet derisa të rimarrim çdo hapësirë

2015-08-22 2

Paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike në NjësinëAdministrative nr. 5, Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin dhe rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë deri më tani. Pas inspektimit në terren, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në një prononcim për mediat, theksoi se aksioni do të vijojë pa asnjë kompromis deri në rikuperimin e hapësirave publike.

?Ky është një aksion që ka nisur e nuk ka për të ndaluar derisa ne të rikuperojmë çdo hapësirë publike, e cila duhet t?i rikthehet qytetit. Nuk bëjmë kompromis me zhulin. Do i kthejmë qytetit çdo hapësirë të mundshme,që është zënë nga pisllëqet e papastërtitë apo çdo hapësirë qënjë individ ia ka marrë qytetarëve?, deklaroi Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se në ditët në vijim të gjitha hapësirat ku është ndërhyrëdo të riparohen me shpejtësi maksimale, në mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për qytetarët. Gjithashtu, ai falënderoi banorët për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë kësaj faze. ?Qytetarët janë tej mase mbështetës dhe pozitiv në gjithë këtë sipërmarrje dhe ne besojmë se kjo është një çështje që, ashtu siç ka vijuar gjatë gjithë kësaj kohe, duhet bërë me bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, pasi është një sipërmarrje e përbashkët, për t?i rikthyer qytetit ato hapësira që janë të të gjithëve?, u shpreh Mazniku.

I pyetur nga mediat se cilat do të jenë zonat e tjera ku do të ndërhyhet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se plani i ndërhyrjeve nëNjësinë 5 është gjashtë javor. ?Jemi në ditën e tretë, do të vijojmë në secilën prej rrugëve dhe rrugicave të Njësisë 5, derisa kjo zonë të jetë kthyer në model dhe normalitet.

Pas kësaj faze, më pas do të fillojmë paralelisht me disa njësi?, tha Mazniku. Sipas tij, ky është një moment kur po shikohet se si do të funksionojë ky plan, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të operojë më mirë në zonat e tjera ku do të ndërhyhet.

Interesimit të gazetarëve se nëse ka pasur kundërshti nga banorët pas konfiskimeve të karrigeve, tavolinave apo objekteve të tjera, Mazniku iu përgjigj: ?Qytetarët kanë qenë tej mase mbështetës dhe kundërshtitë mund të ketë dhe do të ketë, por Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur që ta vazhdojë aksionin derisa t?i kthejmë qytetit faqen e një qyteti normal evropian?.

Free Traffic Exchange