Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm gjatë një jave policia ka evidentuar 38 ndërtime pa leje. Nga aksioni kryer në terren janë proceduar 38 persona që kanë kryer ndërtime pa leje nga të cilët, 9 janë arrestuar në flagrancë, 24 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërsa përsa i përket masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , policia bën me dije se gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste nga të cilët 1 autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vetem-gjate-nje-jave-u-evidentuan-38-ndertime-pa-leje/