Akademia e Shkencave: Trashëgimia Kulturore të futet lëndë në kurrikula - Ora News- Lajmi i fundit-

2015-08-22 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trashëgimia kulturore rrezikon të humbasë nëse nuk merren masa nga autoritetet e ministries se Arsimit për ta përfshirë atë si lëndë të detyrueshme në kurrikulat shkollore. Sipas akademikut Vaso Tole kjo lëndë duhet te shtrihet përtej klasës së 10 dhe 11.

Vaso Tole: Brezat e rinj janë gjithmonë e më shumë më të barazlarguar nga vlerat e trashëgimisë, jo për faktin se nuk i duan ato, por për faktin se nuk kanë mundësi që ti prekin edhe në këtë segment shumë të rëndësishëm të edukimit të tyre sic është gjimnazi. Ndërkohë që në Universitet bie edhe numri i atyre që frekuentojnë universitetin, por edhe interesimi.

Lidhur me propozimin për futjen e lëndës së Trashëgimisë Kulturore Botërore edhe në klasën e 12 nga Akademia e Shkencave ministria e Asrimit nuk ka asnjë përgjigje:

Vaso Tole: Nuk ka një përgjigje të saktë dhe këto janë çështje që diskutohen në nivel ekspertësh. Është një mekanizëm i gjatë që kjo gjë të finalizohet. Rruga është nisur, problemi është që mos ndërpritet në mes por përkundrazi të vazhdojë akoma më tutje duke e përfunduar trashëgimin kulturore si një lëndë jo me zgjedhje të detyruar, por si njëlëndë kurrikulare në edukimin e nxënësve dhe të fëmijëve.

Aktualisht klasat e 10 studiojnë trashëgiminë kulturore shqiptare ndërsa klasat e 11 trashëgiminë kulturore europiane si lëndë me zgjedhje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/akademia-e-shkencave-trashegimia-kulturore-te-futet-lende-ne-kurrikula/

Free Traffic Exchange