A1 Report - Stuhi shiu e vetëtima në Tiranë

2015-08-22 5

TIRANË - ?Kthesa? e menjëhershme e motit preku këtë pasdite vendin tonë. Reshje shiu dhe një stuhi ere përfshinë Tiranën, Elbasanin, Durrësin dhe qytete të tjera të vendit për më shumë se një orë duke krijuar probleme në disa zona.
Lajm i keq nga meteorologët
"Nga sot nuk ka më pushime"

Thojini lamtumirë verës! Nga sonte rikthehet moti i freskët. Do të ketë shi, stuhi, breshër dhe temperaturat do të zbresin deri në 10 gradë më pak. Me pak fjalë ?stuhia e gushtit? me shijen klasike të vjeshtës. Më tej përgatituni për ardhjen e ciklonit të Trojës që do t?i jap fund verës. Cikloni i ?maskuar? si Kali i Trojës mund të formohet në ditët e ardhshme dhe të ?vrasë? pjesën e mbetur nga pushimet tuaja... një lajm edhe më i keq për ata që i kanë nisur pushimet gjysmën e dytë të gushtit me planin për të bërë plazh.

Ky është parashikimi që japin meteorologët italianë, i cili nuk ka vonuar shumë dhe është konfirmuar edhe për Shqipërinë.

Free Traffic Exchange