Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në disa qytete kryesore të vendit kanë ndërprerje të ndjeshme të energjise elektrike si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në orët e pasdites.
Pa energji janë disa lagje të Tiranës dhe zona të tjera nga jugu në veri.
Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në jug pa energji elektrike janë Himara, Jala, Dhërmiu e Palasa në jug dhe Vranishti, Brataj, Smokthina, Krasta e Martaneshi në verilindje.
Reshjet e shiut shkaktuan probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.
Rrëshqitja e gurëve dhe mjegulla bëri që situata më rrezikshme të paraqitej në aksin nga Elbasani në Qafë Thanë.
Për të shmangur aksidentet e mundshme policia kërkoi kujdes të veçantë nga drejtuesit e mjeteve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/probleme-nga-reshjet-nderprerje-energjie-dhe-veshtiresi-ne-rruge/