A1 Report - Arkeologët shqiptarë e gjermanë zbulojnë qytezë antike në Berat

2015-08-22 4

BERAT - Zbulohet një qytezë antike në fshatin e Bistrovicës të Beratit. Vendbanimi antik i Dimalit gjendet midis fshatit Krotinës dhe Bistrovicës.

Arkeologët shqiptarë si dhe ata gjermanë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur të nxjerrin në pah strukturën e qytezës antike në zonën e batisterit që daton nga shekulli V-VI të erës sonë.

?Tashmë njohim kompleksin kishtar, të cilës i përket baptisteri që datohet që në shekullin e V a të VI. Gjithashtu informacion i rëndësishëm vjen edhe nga nekropoli, i cili është nekropoli i fazës më të hershme të shekujve 3 - 2 para erës tonë me një material shumë të pasur?, -tha arkitektja dhe Prof.Asoc Belisa Muka

?Deri tani neve mendojmë që kemi indentifikuar tre nekropole, por jemi përqëndruar tek nekropoli na duket më interesant i pjesës verilindore të qytetit, ku bashkë me skeletet gjejmë dhe objektet e një rëndësië shumë të veçantë sic janë enët?, - tha Ilir Zaloshnja specialist dizenjimi i objekteve te arkiologjisë

Të gjitha këto objekte bashkë me dokumentacionin dhe restaurimin e tyre do të hapim një ekspozitë të shoqëruar edhe me një simpozium kushtuar këtyre gërmimeve.

Free Traffic Exchange