TIRANË - Përveç nismës më të fundit për të liruar hapësirat publike, kryebashkiaku i ri Erion Veliaj ka nisur të kujdeset edhe për anën estetike të kryeqytetit.
Pedonalja "Murat Toptani" do të marrë një tjetër pamje falë këtyre 6 ngjyrave që do të përdoren për të dekoruar atë.
Po ashtu punonjësit e bashkisë kanë filluar punën për të lyer stolat e kryeqytetit të cilat po kalbeshin.
Por kryeqytetasit kanë vetëm një kërkesë ndaj kryetarit të ri të baskisë: Mos t?i lërë punët përgjysmë siç ka ndodhur më parë.
Vlerësime ndaj punës së deritanishme të kryebashkiakut Veliaj ka ndarë edhe këshilltari për lulturën, trashëgiminë dhe arkitekturën i kryeministrit Rama, Artan Shkreli.
?Mbresues ritmi i Bashkisë Tiranë...ndërkohë që të zgjedhurit e tjerë merren me emërime e c'emërime, Erioni ka filluar prej dy javësh bonifikimin e kënetës së mpiksur urbane të Kryeqytetit. Filloi sot rehabilitimi dhe punimet mirëmbajtëse të shëtitores në qendrën historike?, - shkruan Artan Shkreli në rrjetin social Facebook ku ka postuar edhe dy foto nga punimet.