A1 Report - 76-vjeçari nën hetim për ngacmim të një 5-vjeçari. Babai: Vetëgjyqësi

2015-08-22 5

POGRADEC ? Një i mitur është ngacmuar seksualisht nga një i moshuar në Pogradec. 76 vjecari Muhamer Baci nga fshati Mëmlisht ka kryer vepra të turpshme me vogëlushin 5 vjecar me inicialet L.Gj.

I moshuari e merrte të miturin nga kopshti dhe dërgonte në ambiente private. Policia e Korcës bën me dije se 76 vjeçari e ka prekur në vende intime 5 vjeçarin.

Ilir Gjoni, babai i të miturit shprehet se djali është i pafajshëm dhe veprimet janë shumë të rënda. Sipas tij, 76 vjeçari ka ngacmuar vazhdimisht fëmijët, ai është njeri problematik.

"Abuzimi me djalin i pafalshëm dhe shumë i rëndë, ai i ofronte lek duke i kërkuar të kryente vepra të turpshme. Djali është i frikësuar dhe i trembur! Policia të mos e lërë të lirë në të kundërt do bëj vetëgjyqësi." - deklaroi i ati i fëmijës së mitur, Ilir Gjoni.

Policia e Korçës ka filluar ditën e djeshme procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 76 vjecarit. Mbi të rëndon akuza e ?Vepra të turpshme? dhe prokuroria e Pogradecit vijon hetimet.