Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
Numri dy i qeverisë shqiptare, Niko Peleshi, ka ftuar deputetë e opozitës të mos i trajtojnë në mënyrë partizane reformat madhore, siç janë ligji për turizmin apo edhe ai për arsimin e lartë.
Duke folur nga Pogradeci, Peleshi tha se ligji për turizmin është një investim për vendin i cili efektet e tij nuk i përmbyll brenda një mandati politik, por i shtrin në kohë përtej tij.
I sigurt në rëndësinë e tij, Peleshi shprehu bindjen se deputetët do ta rivotojnë atë në shtator, kur edhe nis punimet sesioni i ri kuvendor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-turizmin-peleshi-reformat-madhore-mos-te-trajtohen-ne-menyre-partizane/