A1 Report - Dekriminalizimi,Manja:Kuvendit t'i jepet e drejta të vendosë në çdo rast

2015-08-22 0

Kushtetuta duhet t'i japë mundësi Kuvendit që të ndëhyjë në momente të caktuara për të penguar kandidimin e personave të caktuar kur e kërkon interesi publik. Kështu ka deklaruar anëtari i Komisionit të Dekriminializimit Ulsi Manja në një intervistë prë A1 Report për ndryshimet që do pasojnë për dekriminalizimin.

"Kushtetuta duhet të çelë një dritare që t?i jap një mundësi Kuvendit që në momente të caktuara kur e kërkojnë interesat e publikut Kuvendi të ndërhyjë me masa ligjore për të penguar kandidimin e këtyre personave dhe nëse do të hapej kjo dritare i jepet mundësia Parlamentit që këto ndryshime të bëheshin me Kodin Zgjedhor, pse jo dhe me korpusin tjetër të ligjeve penale siç është Kodi Penal dhe Kodi Procedurës Penale."- deklaroi gjatë intervistës Ulsi Manja.

Gjatë intervistës deputeti Manja theksoi se ligji "Severino" i propozuar nga PD prekte vetem kandidatët vendorë, ndërsa synimi i ligjit të ri është edhe përjashtimi i kandidatëve me të kaluar kriminale.

Free Traffic Exchange