A1 Report - Rinas, do ikte në Angli me emër kosovar, kapet vrasesi i policit

2015-08-22 2

Në prangat e policisë kufitare të Rinasit ka rënë një i dënuar për vrasjen e një efektivi policie në vitin e ?mbrapshtë? të 1997-s. Bëhet e ditur se i arrestuari është Besnik Coka i cili është akuzuar se më 25 gusht të 1997 në bashkëpunim me B. L, Z.L. etj kanë vrare me armë zjarri punonjësin e policisë Miftar Krrashi, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Arras komuna Arras të Dibrës.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit , se 45-vjeçari do udhëtonte për jashtë shtetit , organizuan operacionin në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas ku në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë shtetit ky shtetas është prangosur nga efektivët e policisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se dispononte dokumenta të rregullta Angleze me emrin kosovar Besnik Morina dhe po udhëtonte ne drejtim te Anglise ne momentin e kapjes ne aeroportin e Rinasit.