A1 Report - Pranga 'xhepistëve' nga Elbasani vidhnin pacientët te 'Nënë Tereza'

2015-08-22 2

TIRANË - Policia e Tiranës arrestoi 3 persona nga Elbasani pasi akuzohet se kanë kryer një seri vjedhjes në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. 3 të rinjtë mes tyre dhe një vajzë vinin çdo ditë nga Elbasani në Tiranë dhe qëndronin në radhë në pavione të ndryshme të QSUT-së dhe u zbraznin xhepat gjithë hallexhinjve që prisnin konsultat me mjekët.

Sipas policisë personat shfrytëzonin radhët e shumta dhe arrinin që të fusnin duart në xhepat e pacientëve duke u marrë kryesisht shumat e parave që kishin me vete në portofol.

Ky fenomen ishte bërë shqetësues dhe në drejtorinë e spitalit ishin shtuar denoncimet për vjedhje. Kjo ka bërë që policia të ndjekë nga afër situatën me radhët në QSUT dhe në këtë mënyrë kanë evidentuar 3 persona si autorë të këtyre vjedhjeve.

Fjala është për Oksi Fidani, Dhurata Kurti dhe Viktor Dedja të cilët janë arrestuar në përfundim të operacionit ?Xhepisti? të organizuar nga forcat e rendit të komisariatit 4. Për rreth një muaj këtë persona ishin kthyer në tmerrin e të sëmurëve dhe familjarëve të tyre që për hall prisnin në radhët e shumta të spitalit.

Vajza e grupit Dhurata Kurti kryesisht hutonte qytetarët ndërsa dy miqtë e saj fusnin duart në xhepa dhe merrnin portofolat. Policia bëri me dije se ka dokumentuar me prova të siguruara gjithë veprimtarinë e këtij grupi. Tre të arrestuarit do të vihen përballë akuzës së vjedhjes në bashkëpunim të përsëritur në disa raste.