ELBASAN - Shpërthimi i një sasie municionesh në shtratin e lumit Shkumbin në Xibrakë të Elbasanit ka dëmtuar me dhjetëra banesa e biznese si pasojë e valës goditëse.
Pak orë pas ngjarjes, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka inspektuar zonën. Boçi në prononcimin e tij tha se për poligonin, ?nuk ka tabela paralajmëruese dhe nuk janë njoftuar banorët?. ?Është afër zonave të banuara dhe banorët veç dëmeve kanë kaluar terror dhe panik?, deklaroi deputeti i PD-së.