TIRANE - Merr fund aventura e dy motrave Kajtazi, të cilat ishin larguar nga banesa e tyre në Durrës prej 16 korrikut pa lënë asnjë gjurmë. Policia i gjeti motrat pas rreth një muaji në një banesë në qytetin e Vlorës të cilen e kishin marre me qera 130 mijë lekë të vjetra. Sipas Policisë vajzat durrsake Orialda 18-vjeçare dhe motra minorene nuk janë shfytëzuar nga askush dhe e kanë thurur planin e arratisë të vetme për tu hakmarrë ndaj prindërve, duke i hedhur qetesues ne ushqim, duke djegur shtepine e duke vjedhur parate.
Nga dëshmitë e dhëna në polici, të cilat A1 Report i mëson, vajzat e kanë ?argumentuar? arratinë e tyre me faktin se nuk ndiheshin të lira në shtëpi. ?Na mbyllnin brenda dhe nuk na linin të dilnim?, mësohet të jenë shprehur motrat. Sipas dëshmisë së tyre, thanë burimet nga policia për A1 Report, vajzat kishin pasur qëllimin e pastër për tu larguar nga banesa prindërore dhe për të mos u kthyer më, pasi "nuk i trajtonin mire dhe donin të bënin qejf".
Pas një muaji në zonën bregdetare të jugut, vajzave i kishin mbetur edhe 1 milionë lekë të vjetra dhe 100 euro. Prindërit janë shprehur më herët në polici se motrat u larguan me 4 milionë lekë të vjetra dhe 800 euro, por në deklarimet e tyre motrat Kajtazi thonë se kishin marrë vetëm 2 milionë lekë dhe 300 euro. Nese nuk do te ishin lokalizuar nga polciia, vajzat nuk kishin asnje plan per tu rikthyer ne gjirin familjar.