A1 Report - Ekskluzive/ Fjalët e para të babait pas gjetjes së vajzave: A do i falja..?!

2015-08-22 1

Në një lidhje telefonike për A1 report babai i motrave Kajtazi ka rrëfyer të gjithë emocionin për gjetjen gjallë të vajzave të tij.

?Unë kam vajtur në mëngjes tek inspektori i krimeve më tha që janë gjetur në Vlorë. Më duket se kanë ardhur në Durrës, por kur të thërras unë do ti takosh më tha pasi i kanë ata në pyetje. E falenderoj për punën aktive që kanë bërë.

Frika ime ishte se mos kishin përfunduar në ndonjë rrjet trafiku, grup terroristësh a ndonjë rrëmbim. Jam i kënaqur që u gjetën mirë dhe që nuk ka pasur një njeri të tret, se do kishin rrjedhoja të tjera. Nuk do ja falja askujt nëse do të ishte një i tretë nuk kisha çfarë të humbisja më. I kanë hedhur ilaçin prindërve të tyre kanë shpërdoruar paratë e prindërve të tyre kaq do të shohim si do bëjmë. Do tu them çne ishte gjithë kjo tragjedi për çfarë e bënë nuk kanë arsye ta bënin gjithë këtë. Nuk ka lidhje me fejesën, nuk e kam bërë unë prishjen e fejesës, ajo ka qenë vetë e lëkundur mos e ndryshon të fejuarin, unë kam qenë që vjet i kam thënë: ky djalë nuk është i denjë për ty, një çift kur nuk ka asnjë të përbashkët nuk mund të eci, ajo më ka thënë vetë do pres vetë babi mos ndryshon se është i vogël
Orialda është fëmijë shumë i qetë, inteligjent, nuk e di se si mund ta ketë kapur, ndoshta zhgënjimi i fejesës, që ishte njohur me lajms jo me dëshirën e saj

I keni falur vajzat?
Akoma nuk e kam menduar, kur të vete t'i shikoj, nuk mund të flas para kohe
Unë nuk jam për ashpërsi, do t'i qëndroj pranë, do t'i pyes, pastaj të shikoj si do të veproj.
Na kanë hedhur një ilaç për gjumë, nuk dua ta mohoj?.

Free Traffic Exchange