A1 Report - Shpërndahen 242 banesa sociale Veliaj: Basha la 30 mln $ borxh

2015-08-22 3

242 familje ne nevoje me ne fund do te kene ne dore celesat e banesave sociale te bllokuara prej 4 vitesh ne Bashkine e Tiranes.

?Historia e banesave sociale është një histori që e dinë shumë mirë banorët, sot ka ardhur dita t'i japim fund kësaj historie. Banesat sociale u investuan nga dy administrate, kishin 4 vite kohë t?i shpërndanin kolegët paraardhës, kjo nuk ndodhi. Edhe kolegët që garuan me mua në fushatë kishin të njëjtin angazhim. Ndoshta për turpin tonë që u desh katër vjet për të ardhur tek ky vendim, më mirë vonë se kurrë dhe sot i japim fund kësaj çudie. Vetëm në një javë që po punohet me aplikantët janë shtuar edhe 40 familje që i plotësonin kriteret dhe në mënyrë të pashpjegueshme ishin jashtë listës. Janë dhe 140 apartamente të tjera të cilat do t?i procesojmë dhe do t?i paraqesim në këshill për vendimmarrje. Kemi larguar 8 aplikues që nuk i plotësonin kushtet. 242 familje kemi sot që sa më shpejt të merret ky vendim aq më shpejt do të marrin banesat?, - u shpreh Veliaj.

"Jam krenar për këtë arritje madhështore. Të gjithë ata njerëz që janë në nevojë, që kanë nevojë mbi të gjithë për solidaritet social, sot me padurim presin ngritjen e këtyre kartonëve në këtë sallë", tha kreu i keshilltareve te djathte Leonard Olli.

Miratimi i shperndarjes se banesave sociale ishte i vetmi moment qe u percoll me duartrokitje nga keshilltaret.

Në mbledhjen e parë të këshillit të ri bashkiak në këtë mes gushti palët votuan unanimisht edhe fondin për ndihmën ekonomike që ishte bllokuar për shkak të riorganizimit të pushtetit lokal. Keshiltlaret miratuan gjithashtu dhenien e ndihmes prej 10 mijë euro Komunës së Tetovës në shenjë solidarizimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Free Traffic Exchange