A1 Report - Debat për taksën e qenve të luksit Veliaj: S’mund të rimbursojmë Xenin

2015-08-22 1

TIRANE - Një taksë, e quajtur taksa për qentë e luksit, është bërë shkak për batuta të forta mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe këshilltarit demokrat Akil Kraja.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi me djalin e ish-kryeministrit Berisha, gjatë debatit. Kundërshtimin e grupit të PD-së për këtë taksë Veliaj e quajti mbrojtje për qentë e Shkelzen Berishes.

Çdo qytetar që mban një qen luksi në shtëpi duhet të paguajë 10 mijë lekë në vit, taksë kjo e vendosur për herë të parë. Nuk i shpëtojnë këtij detyrime dhe banorët e fshatrave që i janë bashkuar bashkisë së re të Tiranës.

Debatet

Kraja: Tarifë për mbajtjen e qeneve të luksit? A ka pasur një arsyetim juridik. Kush është përkufizimi i qeneve të luksit? Ku është inventarizimi i qeneve të luksit? Ky është një argument antikushtetues. Ajo që po votoni ju duke vendosur taksa Po krijoni një juridiksion fiskal me diferencime. Na paraqiten taksa të diferencuara. A ka të drejtë njësia administrative që të ketë taksa të diferencuara. Informacion mbi bazën ligjore që a kanë të drejt njësitë administrative të vendosi taksë mbi qentë e luksit. Një qytetar në bllok është i barabartë me çdo qytetar të Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se e miratoni do të jepni llogari pse nuk mblidhni taksën e qenit të luksit.

Veliaj: Kjo taksa e qenit të luksit është një taksë e Bardh Plaku të komunës Farkë. E ka vënë për banorë si këtij banorit Shkëlzen Berisha. Ai ka paguar taksë për tre qen tek Bardh Plakut. Lërini karagozlliqet. E kanë vënë udhëheqësit legjendarë të partisë tuaj. Po filloj t?i jap pak të drejtë Bardh Plakut. Nuk mund të rimbursojmë Xenin për taksën që ka paguar për tre qentë. Është heqja e taksës së leshit. Që dikush e paguante se qethte delet në bahçen e tij. Nëse do të sjellësh në këshill bashkiak histori të tilla unë i mirëpres se u bëjnë qesharak më shumë se sa në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Rrokaj: Nuk do ta kthejmë këtë këshill bashkiak në qen dhe lesh.

Free Traffic Exchange