A1 Report - PD: Zgjedhjet u vodhën kemi fakte në Shtator do nisim protestat

2015-08-22 1

TIRANË - ?Këto zgjedhje i vodhi, i grabiti, i manipuloi, i bleu mazhoranca?. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe kjo me sa duket do të jetë karta kryesore që do të përdorin demokratët për të nxjerrë qytetarët në protest në fillim vjeshtës.

Edmond Spaho, pohon se protetsta e opozitës pritet të kenë në fokus vjedhjet dhe manipulimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Siaps tij, PD ka mbledhur fakte të mjaftueshme që vërtetojnë këtë pretendim që cënon në themel funksionimin e demokracisë.

?Dukuritë që u ndeshëm në zgjedhjet vendore të këtij viti ne do të kërkojmë që nëse nuk arrijmë ti zgjidhim në forma të tjera protesta do të jetë forma tjetër, e cila të mund të adresojë problemet për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësaj periudhe. Një rezultat i manipuluar, nëse do të veprohet kështu atëherë kot zhvillojmë zgjedhje dhe do të jetë jo llogjike që opozita të rrijë dhe të bëjë sehir dhe të mos ndihet për çështje të tilla kaq të rëndësishme?, - tha Spaho

Nëse nuk arrijme ti zgjidhim çështjet që u shfaqën gjatë procesit zgjedhor protestat do të jenë forma tjetër e cila do të mund të adresojmë për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësja periudhe.

Në zgjedhjet lokale PD mori drejtimin vetëm për 15 bashki nga 61, e ky rezultat nuk është kaluar pa kritika edhe brenda radhëve të PD. Por për nënkryetarin Edmond Sapho kritikat nuk përkthehen në përçarje.

Një ditë më parë kryetari i PD i konsidori ndormale zërat kritikë dhe në funksion të dmeokracisë, ndërsa tha se secili në të gjitha do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e 21 qershorit.

Free Traffic Exchange