A1 Report - Veliaj: Basha na la borxh rekord 30 mln dollarë fatura pa shlyer

2015-08-22 1

TIRANE - Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot për herë të pas që pas konstituimit. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se borxhi aktuali i Bashkisë së Tiranës është 30 milionë dollarë.

Në mbledhjen e sotme pritet të miratohet shpërndarja e banesave sociale, të cilat janë mbajtur të bllokuara për katër vite. Nga ky vendim përfitojnë 240 familje. Gjithashtu në mbledhjen e sotme pritet miratimi i propozimit për t?i dhuruar 10 mijë euro Komunës së Tetovës në shenjë solidarizimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.



?Borxhi aktual është 30 milionë dollarë, fatura të prera dhe të papaguara. Sa 70% e buxhetit faktik. Pse kryetari i bashkisë si la një borxh prej 28 milionë euro? Një kompani pastrimi më tha që ne nuk e bëjmë mirë pastrimin por kemi 8 muaj që nuk kemi marrë paratë. Kam marrë overdraft për të paguar tatimet. Pastrimi, 4.5 milionë dollarë borxh. 23 milionë dollarë janë në projekte investime publike. Investimet kanë përfunduar por dorëzimi nuk është bërë pasi nuk janë paguar lekët. Është borxh rekord, ju ftoj të krijoni sot komision hetimor. Si do t?i them një prindi që do çojë fëmijën në kopesh, që do të vijë kontraktori që të marrë kopshtin dhe se kemi të garantuar që do e mbash? Ky buxhet është katrahurë, është ekzaktësisht buxheti i Lul Bashës, na ka zhytur në borxhe.?, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë kërkoi marrjen e vendimit për zhbllokimin e buxhetit në mënyrë që të shlyhen detyrimet.

?Si i themi ne qytetarëve që do të çojnë fëmijët në shkollë që ne nuk kemi paguar paret dhe përmbarimi mund të vijë të marrë objektin. Rrugën nuk e marrin dot në dorëzim sepse nuk janë paguar paret. Ti japim mundësi sot të zhbllokojë buxhetin... E kuptoj që është takimi i parë dhe të gjithë duam të lëmë ndonjë impresion por hajde diskutojmë për gjera të debatueshme jo vetëm?, tha Veliaj.