A1 Report - Kontroll për bombolat e gazit në Berat, gjobiten disa subjekte

2015-08-22 0

BERAT - Shpërthimi i bombolës së gazit në Don Bosko ka vënë në lëvizje autoritet për të kontrolluar tregun e shitjes së gazit. Pas ngritjes së shqetësimit nga zjarrfikëset e Tiranës, ky problem konstatohet edhe në disa qytete në vend.

Në Berat drejtuesit e repartit të zjarrfikësve deklarojnë se shumë subjekte e kanë neglizhuar sigurinë e bombolave të gazit. Për këtë ka nisur edhe inspektimi i restoranteve, bareve, lokaleve, mensave dhe subjekteve të tjera kanë si lëndë të parë për gatim, gazin.

?Për të gjithë këto subjekte që kanë depozita gazi mbi 1 mijë ton, kemi gjobitur disa subjekte. Ne i kanë marrë këto masa, i kemi bllokuar. Kjo punë tani duhet të marri fund një herë e përgjithmonë dhe të gjitha këto subjekte që ne i kemi bllokuar në rast se ato e rikthejnë këtë tregëti do ti kalojmë në ndjekje penale?, - tha Drejtori i Repartit të zjarrfikëses, Lumna Spathara

Drejtori i repartit zjarrfikës në Berat kërkon që të ngrihet një grup taks-forc për këtë problem.

Free Traffic Exchange