A1 Report - Radhë për pasaportat, qytetarët revoltohen: Nuk po marrim shërbim

2015-08-22 0

Marrja e një pasaporte në kohë duket se do të mbetet një mision i vështirë sidomos për emigrantët që duhet të presin me orë të tëra madje me ditë për të marrë një dokument identifikimi.

?Përse nuk vihet përshëmbull një sportel më shumë, për çfarë nuk shtohet një sportel më shumë këtë dua të di. E kemi 180 mijë lekë le ta bëjnë 200 mijë lekë, por të na shërbehet ne kemi që në orën 6 të mëngjesit këtu lekët i kemi paguar, por nuk shërbehet ama. Ne duhet të na shërbehet se ne kemi paguar kaq leke se asnjëri nuk ka lekë tepër. Mos kujto ti se këta që shef ti këtu janë të gjithë hallexhinjë po i paguajnë këta lekë, se duan ti marrin sa më shpejtë pasaportat që të shkojnë në vendet e tyre?, - thotë një qytetar.

E njëjta gjendje vjen edhe Lushnja, ku muaji gusht ka shënuar 100 persona në ditë për aplikime.

?Do të presim nëse policia punon me orë të zgjatura. Problemin e kemi për pasaportat e fëmijëve. Tani unë i kam paguar për tre ditë ktu nuk dihet gjë se për sa ditë dalin?