Dokumenti i plotë
Takimi i ramiz alisë me intelektualët
10 gusht 1990
Pjesa e parë (Incizimi zgjat 1 orë, 48 minuta e 23 sekonda)
TIRANE - Pas 25 vjetësh, zbardhet për herë të parë, e plotë, mbledhja e intelektualëve me Ramiz Alinë mbajtur në Pallatin e Kongreseve më 10 gusht 1990. Gazeta do t?i sjellë lexuesve të gjithë takimin, me bisedat, replikat dhe të gjithë ndërhyrjet që janë bërë atë ditë.
Takimi është fiksuar brenda tre incizimeve zanore. Inçizimi i parë, ose pjesa e parë e këtij takimi përmban çastet e hyrjes në mbledhje, batutat që Ramiz Alia shkëmben me të pranishmit ndërsa i takon, dhe një fjalë hyrëse tepër të gjatë të tij, plot 1 orë e 4 minuta. Pasi bëhet një pushim i shkurtër, Ramiz Alia i fton të pranishmit që të bëjnë pyetje e të diskutojnë rreth problemeve shqetësuese që i kishte prekur edhe ai në fjalën e tij hyrëse.
Diskutanti i parë në këtë takim ishte skulptori Muntaz Dhrami, i cili pasi ka folur për dy-tre çështje që lidheshin me ndryshimet ekonomike dhe ndryshimin pagave, ka meritën pasi ka folur një çështje tepër të guximshme.