Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë dhënë për ?Albanian Daily News? ka bërë bilancin e tre viteve president. Nishani deklaron se, është i kënaqur që ia ka arritur të ruaj balancat e pushteti dhe të mos e ktheje presidencën në një institucion ?kukull?.
Duke komentuar situatën politike, ai thotë se, konstaton një gjendje të polarizuar që po rrit urrejtjen. Por, më shumë Nishani është i shqetësuar për situatën ekonomike. ?Është pikërisht situata ekonomike ajo që ka demoralizuar qytetarët dhe po i shtyn ata drejt largimit?, thotë ai.