A1 Report - Edhe Rama me fatin e Bashës Gjykata i kthen çështjen e lejeve

2015-08-22 4

TIRANE- Gjykata e Lartë ka rihapur dosjen penale kundër kryeministrit Edi Rama, lidhur me tre leje ndërtimore që ka dhënë gjatë kohës kur ka drejtuar bashkinë e kryeqytetit. Kallëzimi është bërë nga ish-nënkryetari i ALUIZN-it Sokol Hasani, i cili në datë 10 prill 2014 i është drejtuar me kallëzim penal prokurorisë së Tiranës, duke e akuzuar Edi Ramën për ?Shpërdorim të detyrës? dhe ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?.

Në kallëzimin e tij, shtetasi Sokol Hasani i është referuar një deklarate mediatike të shtetases Jorida Tabaku me datë 11.05.2013 (ish n/kryetare e Bashkisë Tiranë në atë kohë), nëpërmjet të cilës ka akuzuar shtetasin Edi Rama që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Bashkisë ka dhënë tre leje ndërtimit të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Ky kallëzim është hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe më pas është pushuar. Mirëpo gjykata e Lartë ka vendosur që dosjen ta rikthejë sërish për hetim, kjo pasi sipas saj Edi Rama duhet të hetohej nga prokuroria e përgjithshme dhe jo nga prokuroria e Tiranës.