A1 Report - LSI jo koalicion me PD-në, Vasili: Me PS bashkëpunimi konstruktiv

2015-08-22 1

Jo vetëm Partia Demokratike, por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e interesuar të bëjë koalicion mes tyre.

Kjo përgjigje vjen nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një konferecë për shtyp.

?Me mirëkuptimin tuaj po e fillojmë nga e dyta dhe shkojmë tek e para sepse besoj se pyetja e dytë që lidhet me deklaratën e z. Paloka është edhe më relaksuese. Unë e kam përcjellë këtë deklaratë të kolegut tim dhe Kryetarit të Demokratëve në Parlament z. Paloka për komente mbi një aleancë të mundshme midis LSI-së dhe PD-së dhe nga leximi i vëmendshëm i saj nuk mbetet gjë tjetër veçse ta mbështes plotësisht atë çka ai ka deklaruar, me gjithë mirëkuptimin parlamentar që na shoqëron edhe në sallën e parlamentit? , -tha Vasili .

Vasili ka shuar zërat edhe për një ftohje të mundshme mes LSI-së dhe PS-së . Sipas tij mardhenia mes këtyre dy forcave bazohet në konstruktivitet dhe korrektesë .

Vasili ka komentuar edhe kthimin e ligjit për turizmin nga Presidenti, Bujar Nishani.

?Sa i takon kthimit nga Presidenti, nuk i njoh në këtë moment arsyet pse e ka kthyer ligjin për turizmin Presidenti. Që të isha korrekt edhe me opinionin publik, edhe me Presidentin përpara se të bëja çdo koment pozitiv dhe negativ, do të duhet t?i njihja ato përpara për të parë nëse kishte elemente konstruktiv apo jo të tilla. Nuk dua ta paragjykoj kthimin e vazhdueshëm të ligjeve nga ana e Presidentit e cila nuk ka qenë një rast i shkëputur, por tashmë për fat të keq ,është kthyer në një rutinë e cila përveçse ka humbur në shumë raste kohë të vlefshme, pasi ato janë rivotuar dhe kanë hyrë në fuqi, megjithatë nuk dua të jem paragjykues. Nuk është as në natyrën e LSI-së, por as timen si politikan që të paragjykoj. Kështu që do ta lexoj me shumë vëmendje dhe atë çfarë ka. Megjithatë do të theksoja që ligji i turizmit ishte një akt i domosdoshëm ligjor për të rregulluar e stimuluar një sektor.