TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj njoftoi zyrtarisht rikthimin e projektit origjinal të iniciuar nga Edi Rama për bulevardin e kryeqytetit.
Erjon Veliaj kryebashkiaku i ri i kryeqytetit pas negociatash intensive në mesjavë me studion angleze që po bën projektin e zgjatimit të Bulevardit ka rënë dakord që të rikthejë planin origjinal të iniciuar nga Edi Rama kur drejtonte Tiranën.
Sipas Veliajt, plani origjinal në vend të pallateve do të ketë një park natyral në mes të Tiranës.
Gjithashtu, ai ka njoftuar edhe rinisjen e punimeve për rregullimin e Lumit të Tiranës, me qëllim shmangien e përmbytjeve në njësitë 9 dhe 11. ?Kemi një lajm të mirë pas ndërprerjes që kemi pasur për çështjen e Bulevardit të ri dhe të Lumit të Tiranës. Arritëm me sukses të negociojmë me kompaninë britanike, e cila është firma e arkitekturës që ka konceptuar bulevardin e ri, për t?iu kthyer idesë origjinale, çka nënkupton një park qendror, në mes të zonës së Bulevardit të ri. Premtimi ynë publik është të shtojmë parqet dhe jo hapësirat ku ndërtohet?, tha Veliaj.
Këtë vendim Veliaj e ka bërë të ditur nga njësia 11, ku përveçse udhëtoi me autobusin e linjës së Laprakës për të inspektuar problemet e saj, ka ndjekur nga afër edhe punimet që po kryhen në lumin e Tiranës, për të shmangur përmbytjet e herëpashershme nga shirat të banorëve të kësaj zone. Më tej ai ka theksuar se me ndryshimin e projektit të ndjekur nga bashkia e shkuar dhe duke futur konceptin e parkut qendror në mes të gjithë projektit të bulevardit të ri, e gjithë zona nga Stacioni i Trenit e deri në Paskuqan do të kthehet në një zonë tërheqëse për këdo. ?Do të sigurojë ndoshta parkun më tërheqës të quajtur Bulevardi ?T?, ku bulevardi i ri i Tiranës, bashkë me zonën e lumit të Tiranës, do të jenë një ndër zonat rezidenciale dhe zonat komerciale më interesante të qytetit tonë?, tha Veliaj.