Bombola e gazit shpërthen në ëmbëltore, 21 të plagosur tek “Don Bosko”

2015-08-22 2

Tirana u trondit pasditen e së dielës, nga një shpërthim i fuqishëm në zonën e ?Don Boskos?.
Një bombol gazi ka shpërthyer në ambientet e një dyqani ëmbëltorje në katin e parë të një pallati në hyrje të zonës ?Don Bosko?. Ngjarja është regjistruar rreth ores 19:30 te pasdites së të dielës (9 gusht 2015) kur lokali dhe zona ishte mjaft e populluar.
Raportohet për 21 persona të plagosur nga shpërthimi, mes të cilëve disa në gjendje më të rëndë për shkak të djegies dhe plagëve që kanë në trup.
Mes të plagosurve, gjëndja e të cilëve është më e rëndë se të tjerët janë pronari Abdulla Dervishi, bashkëshortja e tij Paqësie. Rëndë është edhe Kujtim Cani, 50 vjeç, klient i lokalit.