Lugina e Valbonës, kjo perlë e Alpeve shqiptare, këtë sezon turistik është pushtuar nga vizitorët. Fluksi i turistëve është shtuar ndjeshëm, aq sa një pjesë e mirë e tyre e kalojnë natën nëpër automjetet apo çadra, pa mundur të gjejnë një vend akomodimi.
Sipas pronarëve, hotelet apo bujtinat janë të tejmbushur përgjatë fundjavave, ku qindra turistë, zgjedhin freskinë e alpeve për të kaluar ditët me temperatura të larta. Por sipas vendasve, në Valbonë është shumë pak i zhvilluar turizmi i brendshëm.
Në Valbonë vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja nuk preket. Kulinaria, zakonet dhe historia ndër vite vlerësohet së tepërmi nga turistët, sidomos të huajt.
Parkun Kombëtar i Valbonës është edhe zona me vizitueshme të kësaj krahine. Kryesisht mbizotërojnë vizitorët nga Gjermania, Polonia dhe Cekia.
Sipas mikpritësve, ngjarja e Dukagjinit nuk e ka cenuar turizmin.
Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë kërkon më shumë vëmendje nga qeveria për investimet e mëtejshme në zonë. Sipas tij turizmi dhe emigracioni janë të vetmet burime të ardhurash për familjet tropojane.
Vetëm gjatë vitit 2014 Valbonën e vizituan nga rreth 40 mijë turistë. Por pronarët shpresojnë që ky numër të jetë më i madh gjatë këtij viti ç?ka do t?u sillte më shumë të ardhura atyre