FIER - Mbi 2000 banorë në Fier rrezikohen nga epidemi të ndryshme. Banorët e lagjes së romëve, prej një muaji vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Të detyruar ata kanë gjetur zgjidhje në Lumin Gjanica i cili është tepër i ndotur.
Qytetarët e kësaj lagjeje ndjehen të diskriminuar nga institucionet vendore. Ndërhyrja e organeve kompetente paraqitet si një urgjencë për këta banorë, ata ndodhen në mëshirë të fatit.