A1 Report - Droga, Kalemi flet për A1 Report: Ja hartat e parcelave me hashash

2015-08-22 10

Drejtori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi në një intervistë për A1 Report pranon se, ka pasur një rritje të sipërfaqes së parcelave me hashash këtë vit. Por nga ana tjetër edhe policia thotë ai i është përgjigjur dyfish me luftë fenomenit. Po kush janë zonat më problematike me mbjelljen e hashashit?

Kultivimi i në 2015 thuajse është dyfishuar, ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar dy herë më tepër autorë se një vit më parë. Ky fakt konfirmohet për televizionin A1 Report nga Drejtori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi.

?Po të shikojmë të bëjmë një krahasim me vitin 2014 në evidencë del që sivjet ka një sasi gati dyfishin e mbjelljes së kësaj bime. Duke menduar që është sezoni turistik është periudha e zgjedhjeve dhe angazhimi i policisë do të jetë i pakët në terren dhe ndoshta njerëzit kanë menduar që mund të kryejnë këtë veprimtari pa u ndëshkuar na organet e zbatimit të ligjit?, shprehet Kalemi.

Ai thotë se në një rast është identifikuar dhe goditur një laborator i mirëfilltë i kultivimit të kanabisit me metoda të ngrohjes me llamba.

?Sivjet kultivuesit kanë ndjekur disa metodika në drejtim të mbjelljes së bimëve narkotike, kryesisht ato i kanë mbjell në parcela shumë të vogla, në mes të pyjeve të cilat janë nënshtruar metodikës së mbjelljes nëpër sera me burim drite, e cila konkretisht është një nga pothuajse laboratorët më të mëdhenj që është gjetur deri tani në Shqipëri është ajo magazina prej 750-800 metra katror e cila ishte ndërtuar në dy kate. Është mbjellë 10.020 rrënjë narkotike|, thotë Kalemi.

Ndryshe nga viti i kaluar, në këtë vit është vërejtur se edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, SHISH, ka bashkëpunuar efektivisht me policinë duke sjellë edhe rezultate konkrete.

?Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë qoftë me pushtetin lokal por edhe në rastin konkret me shërbimin informativ i cili ka qenë konstruktiv këtë vit, ka qenë bashkëpunues dhe informacionet kanë qenë pothuajse të tilla që kanë ndjekur rrjedhën edhe të informacionit të policisë?, thotë ai.

Drejtori i parandalimit të Krimit në Polici, flet edhe për vështirësitë që ka hasur policia në goditjen ndaj fenomenit.

?Kjo është një punë shumë e vështirë për arsye se mbjellja në terren e parcela që nuk janë pronë e askujt por kemi realizuar nëpërmjet metodës grackës dhe pritës me shërbimet policore kemi realizuar kapjen e 195 autorëve?, shprehet Kalemi.

Policia është ndihmuar jo pak edhe nga monitorimet nga ajri, nëpërmjet 25 fluturimeve të një avioni italian ndërsa është asistuar nga misionet policore të INTERFORCE-s, PAMECA-s ICITAP-it. Sipas Kalemit, harta e kultivimit të kanabisit është përqendruar më tepër në zonën kodrinore malore të zonës së ultësirës perëndimore të vendit. Operacioni i nisur që në muajin mars të këtij viti, pritet të vijojë deri në fillim të tetorit kur edhe parashikohet që të mbyllet fushata kundër kanabisit.