A1 Report - Nëna e 32-vjeçarit të dëbuar nga Italia: Djali s’ka lidhje me xhihadin

2015-08-22 10

?Djali im nuk ka asnjë lidhje me grupet terroriste, gjithçka është një keqkuptim me drejtësinë italiane?. Kështu është shprehur për A1Report, nëna e Adrian Kollçakut, të dëbuarit nga Italia ditën e djeshme së bashku me bashkëshorten e tij, Jasmin.

Çifti Kollçaku është rikthyer në këtë banesë në Kavajë, ku vetëm nëna e Ardian pranon të bisedojë me gazetarët. Jashtë kamerës ajo sqaron se djali ka biznesin e tij në Itali, tek i cili do të rikthehet sapo të sqarohet gjithçka.


Ardian dhe Jasmin Kollcaku u ekstraduan ditën e djeshme në Shqipëri, pas një urdhri të Ministrit i Brendshëm, Alfano. Drejtësia italiane i dëboi nga Peruxhia pasi dyshohet se ata predikonin xhihadizmin.

Çifti udhëtoi drejt Durrësit në rrugë detare dhe sapo mbërriti në kufirin shqiptar ata u morën në pyetje. Në dëshminë e tyre mësohet se ata kanë pranuar se janë praktikantë të fesë islame, por kanë mohuar akuzat për implikim në përhapjen e islamit radikal dhe rekrutimin e luftëtarëve për ISIS.

Në këtë dëshmi çifti është shprehur se drejtësia italiane nuk ka paraqitur asnjë provë që të faktojë akuzat. Po ashtu ata janë shprehur se për të gjitha akuzat do t?i drejtohen Gjykatës së shkallës së Dytë në Itali, për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë, për dëbimin e tyre.

Çifti gjithashtu ka marrë ?ekspuls? në pasaporta. Ky është rasti i dytë kur shtetas shqiptare dëbohen nga Italia drejt vendeve të origjinës si të dyshuar për lidhje me grupe terroriste.

Ndërsa sot, nga Italia është dëbuar një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës, Mevait Kokora, 31 vjeç, i cili jetonte prej 10 vitesh në Itali. Kokora predikonte islamin radikal në Udine, rekrutonte luftëtarë për në Siri.

Free Traffic Exchange