FIER - Një katastrofë mjedisore dhe ekologjike është ajo që po ndodh në plazhin e Semanit në Fier.
Nëse shihni pamjet që përcilljen A1Report dhe nëse keni mbërritur deri në këtë plazh, do t?ju duhet të ktheheni pas.
Rruga për të shkuar në bregun e detit është një kalim me pengesa mes pirgjeve të plehrave të cilat ndodhen kudo.
Pushuesit shprehen se situata është alarmante e se ata janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga këto mbetje. Pushuesit ankohen edhe për rrugën e cila të dërgon në plazh, që sipas tyre është burim aksidentesh.
Kontenierët mungojnë plotësisht dhe punonjësit e pastrimit nuk duken për shumë ditë që të bëjnë grumbullimin e mbetjeve. Bizneset që ushtron aktivitetin në këtë zonë, shprehin shqetësimin se dora e pushtetit vendor nuk duket fare.