A1 Report - Bashkia pa pushime, më 13 gusht Veliaj mbledh Këshillin

2015-08-22 0

TIRANË - Erion Veliaj lë pa pushime bashkinë e Tiranës të cilën e mori nën drejtim të enjten e shkuar kur u betua para këshilltarëve. Kryebashkiaku i ri nuk ka ngurruar të nisë nga puna dhe më 13 gusht ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.

Ashtu siç kishte premtuar, në këtë mbledhje pritet t?i jepet fund problemit me banesat sociale, të cilat kanë qenë të bllokuara prej 3 vjetësh nga ish-bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha. Në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit, pika e 5 është pikërisht për ?përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike?. Me marrjen e vendimit nga Këshilli bashkiak, banesat do t?i shpërndahen qytetarëve pas viteve të tëra pritjeje.

Këshilltarët pritet të diskutojnë me detaje buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2015 i cili përshtatet me reformën e re administrative territoriale.

Një tjetër projektvendim është ai për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Tiranë.

Po ashtu, në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të ndryshojë nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës, projektvendim i cili do të diskutohet në mbledhjen e së enjtes të Këshillit bashkiak.