Kompania Crown Agents me shumë gjasa nuk do ta vazhdojë misionin edhe një vit të tretë në ndihmë të doganave shqiptare. Në përfundim të kontratës dy vjeçare anglezët nuk do të kenë më mundësi rinovimi.
Këtë e kanë lënë të kuptohen burime pranë Ministrisë së Financave, të cilat kanë bërë të ditur për A1 Report se kjo e fundit ka gjobitur kompaninë angleze për mos realizimin e planit.
Mes palës angleze dhe palës shqiptare ka pasur një takim disa orësh dhe Crown Agents i është bërë e ditur se nuk do të ketë firmë të re nga qeveria shqiptare për një vazhdim të kontratës përtej dy viteve që është rënë dakord në momentin e parë.
Duke u bazuar në marrëveshjen e firmosur në krye të herës me qeverinë shqiptare kompania angleze ka marrë një penalizim prej 10 % në pagesën e këstit te radhës.
Në marrëveshje ishte parashikuar se në rast se Crown Agents nuk realizon planin e te ardhura do të ndëshkohet me një formë te tillë në pagesë. Pra ne këstin e radhës duke qenë se nuk ka realizuar planin e të ardhurave qeveria shqiptare më konkretisht Ministria e Financave i ka zbritur 10%.
Në këtë mënyrë kompania angleze që asistoi doganat ka marrë më pak para sesa kishte rënë dakord kjo për arsye të marrëveshjes që ka firmosur vetë me doganat shqiptare.
Megjithatë duket se në momentin kur të ketë përfunduar periudhën 24 mujore të kontratës ekspertët dhe specialistët anglezë do t?i japin fund misionit të tyre në Shqipëri.