A1 Report - Butrint, i nxehti ngordh midhjet Panariti: Nuk ka më për këtë vit

2015-08-22 2

SARANDE - Mbi 90 % e midhjeve në Liqenin e Butrintit kanë ngordhur si pasojë e temperaturave të larta në ujërat detarë që rrethojnë Lagunën e Butrintit. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e quajti këtë situatë një fatkeqësi natyrore dhe mjaft alarmante për kultivuesit e midhjes.

Në një takim që pati me kultivuesit në Qendrën e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes në Manastir të Sarandës, ministri tha se për këtë vit nuk do të ketë midhje për konsumatorët. Sipas tij, vetëm 5 % e prodhimit është i gatshëm për konsum vitin e ardhshëm.

Panariti ka premtuar dëmshpërblim për kultivuesit e midhjes, fond ky që do të lëvrohet nga Fondi i Emergjencës. Në shtator, tha Panariti do të bëhen konsulenca me grupet e interesit për të diskutuar që këto fenomene të mos ndodhin më.

Aktualisht derdhja e ujërave të ftohta të lumit Bistrice në liqenin e Butrinit është në nivele maksimale për të shpëtuar midhjet e mbetura.

Free Traffic Exchange