A1 Report - 'Spiunët' e ajrit zbulojnë drogën 70 parcela vetëm në Kurvelesh

2015-08-22 1

Në Tepelenë parcelat e mbjella më bimë të lëndëve narkotike janë pa fund. Vetëm në zonën e Kurveleshit janë identifikuar 70 parcela me bimë narkotike. Këtë alarm e ka vënë vetë shefi i komisariatit të Tepeleneës, Haki Hasanbega.

?Në rrethin e Tepelenës janë gati 140 parcela të monitoruara nga ajri, bashkëpunimi me kryepleqtë e fshatit, e fshatrave deri tani nuk është marë në cilësinë e duhur. Raportet e ardhura nga ajri lënë shumë për të dëshiruar, parcela pa fund. Kurveleshi janë gati 70 parcela?, u shpreh Hasanbega

Pas një inkursioni ajror të ditëve të fundit nga ana e forcave aeronautike italiane spiune në zonën jugore të Shqipërisë, janë identifikuar qindra parcela me kanabis sativa të kultivuara kryesisht në zonën e Tepelenës.

Për këtë arsye drejtuesit vendorë janë mbledhur për të marrë masat ligjore ndaj këtij fenomeni.

Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci, së bashku me administratorët e komunave kanë përcaktuar drejtimet kryesore nga duhet të kapet kjo problematikë.

?Kërkohet që të njihet gjendja në të gjithë territorin dhe të merren masat e vazhdueshme hap pas hapi?, u shpreh kryebashkiaku Peci .

Vetëm në tre muajt e fundit, Policia Rajonale, ka zbuluar sasinë më të madhe të hashashit të kultivuar në rrethin e Tepelenës plot 40 mijë rrënjë. Parcelat ku janë aktualisht të mbjella me hashash, rezultojnë në njësitë administrative Kurvelesh, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës.